Shërbime Kirurgjiale Maksilofaciale

Në Shërbimin e Kirugjisë Orale të Klinikës Stomatologjisë Universitare diagnostikohen dhe trajtohen problemet e lidhura me kavitetin oral, dhembët dhe nofullat si: ekstraksionet dentare, rezeksionin apikal, dens retines, trajtimin kirurgjikal i paradontopative, infeksionet odontogjene dhe jo-odontogjene, ndërhyrjet preprotetitke, traumat e dhëmbëve etj.Në shërbimin e kirirugjisë kryhen vetëm ndërhyrje ambulatore dhe jo ato spitalore. Si të tilla mund të përmendim; heqjen e dhëmbëve apo të dhëmbadhave si dhe rrënjëve të mbetura në nofull, rezeksionin apikal, heqjen kirurgjikale të dhëmbëve të retinuar, heqjen e kistave të vogla dentare, proceset inflamatore, frakturat e nofullave, kirurgjia preprotetike në inde të forta dhe të buta, kirurgjia gingivare, mikrokirurgji estetike, frenoplastik të buzës dhe të gjuhës, menaxhim i urgjencave kirurgjikale dentare ambulatore, implantologji, etj. Pra gjithcka që realizohet në kushte ambulatore dhe me anestezi lokale. Gjithashtu në shërbimin tonë, ushtrohet mësimi teorik dhe praktik për studentët e stomatologjisë ne nivel universitar dhe atë pasuniversitar.
Mjek Ordinator
Mjeket:

Eriselda Simoni
Denis Kadaifciu