All Posts in Category: Anonime

Njoftim

Shpallje e njoftimit të vendit vakant Laborant/-e në Klinikёn Stomatologjike Tiranë – 2 (dy) punonjës


Në zbatim të, Urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë Nr. 84 datë, 04. 03 .2014 “Miratimin e
Kritereve te punësimit në Klinikën Stomatologjike Universitare“, si dhe bazuar në Rregulloren e
Brendshme të Klinikës Stomatologjike Universitare, si dhe për nevojat e institucionit kërkojmë të
botohet njoftimi për vëndin e lirë të punës si më poshtë:

Klinika Stomatologjike Universitare njofton shpalljen e vëndit vakantë në pozicionin
Laborant/e Dentare- 2 (dy) punonjës . Personat e interesuar duhet të plotësojnë këto
kritere:

➢Kanditati duhet të ketë mbaruar studimet e larta në degën Laborant Dentar në një program
të akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me notën mesatare mbi 7.
➢ Të ketë eksperiencë punë në profesion mbi 2 vjet .
➢ Të jete i profiilizuar në një nga sektorët kryesore të protetikës si:

  1. Punimet Fikse (Elementët e Porcelanit)
  2. Punim i Lëvizshëm , total parcial
  3. Proteza totale

➢ Të ketë marrë pjesë në aktivitete shkencore të fushës brenda ose jashtë vendit.
➢ Të ketë njohuri të plota mbi materialet laboratorike si dhe aparaturat bashkëkohore në
përdorim.
➢ Të ketë njohuri në një gjuhë të huaj, preferohet anglishtja.
Çdo gjuhë e huaj vlerësohet me 3 pikë.
➢ Të ketë aftësi të mira komunikuse me pacientët, studentët dhe stafin e Klinikës.
➢ Përzgjedhja bëhet me konkurs dhe ka përparësi kandidati që ushtron veprimtarinë e
laborantit dentar në profilin që i nevojitet intitucionit dhe përmbush në tërësi kërkesat e
sipërcituara
➢ Intervista maksimalisht vlerësohet me 10 pikë.

THIRRJE PËR APLIKIM PËR PUNËSIM NË “KLINIKËN STOMATOLOGJIKE UNIVERSITARE ” NË POZICIONIN E PUNËS

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret si vijon: Kritere të përgjithshme:

a) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
b) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrat;
c) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale;
d) Të mos ketë masa disiplinore, që nuk u janë shuar efektet;

Personat e interesuar do të sjellin pranë protokollit të Klinikës Stomatologjike Universitare
dokumentat si më poshtë:

  1. Leja e Ushtrimit të Profesionit.
  2. Dëshmi penaliteti.
  3. Çertifikate Personale
  4. Çertifikata te gjuhëve të huaja.
  5. Libreze pune.
  6. Kërkese me shkrim.
  7. C.V
  8. Fotokopje të noterizuar të diplomes dhe listes së notave.
  9. Dëshmi kualifikimi.
  10. Fotokopje e kartës së identitetit.
  11. Raport mjeko-ligjor.
  12. Dëshmi, aktivitetesh shkencore , trajnimesh,kualifikimesh tj.
  13. Reference nga punëdhenësi i mëparshëm.

Dokumentet duhet të jenë të njehsuara me origjinalin. Dokumentet e përftuara në gjuhë
të huaj duhet të jenë të përkthyera dhe të njehsuara sipas ligjit. Aplikimi dhe
dokumentacioni përkatës dorëzohen/dërgohen në Zyrën e Arkivë-Protokollit të
Klinikes Stomatologjike Universitare Tirane , në adresën Rr. “Dibrёs” brenda QSUT,
Tiranë deri në datën 18.03.2025 (brenda orarit zyrtar), sipas një formati i cili parashkruan
të gjithë dokumentacionin në dosje të aplikantit dhe firmoset nga specialisti, që merr në
dorëzim kërkesën dhe aplikanti përkatës. Intervista me goje do jete në datën 19.03.2025.
Fituesi do të njoftohet edhe nëpërmjet kontakteve të shënuara në aplikimin e paraqitur
nga ana e këtij të fundit.

Read More

Njoftim

Klinika Stomatologjike Universitare njofton shpalljen e vëndint të punës Përgjegjës/e të Sektorit të Financës. Personat e interesuar duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të zotërojë një diplomë të nivelit “Master Shkencor” në shkencat Ekonomike, edhe Diploma e nivelit “Bachelor”, duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni).
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”
  • Të ketë mbi 5 vite përvojë pune në profesion ne institucionet publike.
  • Te këte aftësi në zbatimin buxhetit të miratuar për institucionin.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  • Të njohë të paktën një nga pesë gjuhët e BE-së (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht)
  • Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Financa 5, Alpha.
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe gjykuese mbi hartimin e dokumentave në fushën ekononomike-financiare.

Kandidatët duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë pranë protokollit të Klinikës Stomatologjike Universitare dokumentat si më poshtë:

Një listë përmbledhëse e të gjithë dokumenteve që dorëzohen, e cila duhet të jetë e nënshkruar në mënyrë të rregullt nga kandidati.

1. Një kërkesë për aplikim e cila duhet të përmbajë në formë të përmbledhur kërkesën për punësim në pozicionin e shpallur.

2. Jetëshkrim sipas standarteve

3. Diplome e noterizuar , së bashku me listën e notave të diplomës e krediteve të marra.

4. Librezë Pune (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë te vërtetuara nga e-albania).

5. Fotokopje e letërnjoftimit (ID).

6. Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës së huaj.

7. Vërtetimin e gjendjes shëndetësore dhe për aftësinë për punë (nga KML).

8. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose formulari i plotësuar që autorizon institucionin për verifikim.

9. Rekomandime, në rast se ka, mundësisht nga punëdhënësi i fundit.
10. Vërtetimin nga institucioni që ka punuar dhe që nuk ka masë disiplinore në fuqi.

11.Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Përzgjedhja e kantidatit do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Read More

Njoftim

Klinika Stomatologjike Universitare njofton shpalljen e vëndint të punës “Specialist”, në Klinikën Stomatologjike Universitare.

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të Studimeve Universitare, të nivelit Master të barasvlerëshm me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë.
  5. Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe të programit Microsoft Office;
  6. Të zotëroj me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  7. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës si dhe të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një krimi, kundërvajtje penale apo vepre penale;
  9. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna si dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  10. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  11. Të ketë eksperiencë pune.

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dosjen me procesverbal, listen e dokumentave të inventarizuar, pranë Zyrës së Protokollit, në KSU, Tiranë, dokumentat si më poshtë:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) si rregull sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MASTER (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës, të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë (nëse ka eksperience pune);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office;
  8. Vërtetimin e gjendjes shëndetësore dhe për aftësinë për punë (nga KML).
  9. Vërtetim nga punëdhënës aktual/i mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Referenca nga punëdhënës/epror direkt të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
Read More

Njoftim

Klinika Stomatologjike Universitare njofton shpalljen e vëndit vakant në pozicionin Teknik/e  Aparaturash. Personat e interesuar duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të ketë mbaruar Arsimin e Mesëm 
  • Të ketë përvojë pune në grup
  • Te ketë eksperiencë pune në riparimin  dhe mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore dhe dentare të kryejë shërbime mirëmbajteje periodike të aparaturave çdo muaj.
  • Të instalojë aparaturat e reja dhe të bëjë kolaudimin e tyre.
  • Të këshillojë stafin për mirëmbajtjen dhe kujdesin e aparaturave
  • Të sugjerojë kostot përkatëse për mirëmbajten e tyre.

Kantidatët  e interesuar do të sjellin pranë protokollit të Klinikës Stomatologjike Universitare dokumentat si më poshtë :

  1. Dëshmi Penaliteti.
  2. Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës së huaj.
  3. Kërkesë me shkrim për aplikim për punë.
  4. Jetershkrim sipas formatit standart
  5. Fotokopje të noterizuar të listes së notave.
  6. Fotokopje e letërnjoftimit (ID).
  7. Vërtetimin e gjendjes shëndetësore dhe për aftësinë për punë (nga KML).  
  8. Rekomandime, në rast se ka, mundësisht nga punëdhënësi i fundit 
Read More

Klinika Stomatologjike Universitare

Klinika Stomatologjike Universitare
do te mbaje nje trajnim praktik te paraprire nga nje seminar mbi “Aplikimi i piezokirurgjise ne kirurgjine orale”.
Ky aktivitet do te mbahet ne kuader te aktiviteteve diseminuese te planifikuara per muajin Prill per projektin me te njejtin titull te PKKZH.

Aktiviteti zhvillohet me date 27.04.2023
ora 10.30 ne ambientet e KSU, prane QSUT.

Read More