Njoftim

Shpallja e njoftimit të vendit vakant për Specialist-arkivist

Klinika Stomatologjike Universitare njofton shpalljen e 1 vëndi vakant në pozicionin Specialist-arkivist. Personat e interesuar duhet të plotësojnë këto kritere:

Kritere të përgjithshme:
a) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
b) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrat;
c) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale;
d) Të mos ketë masa disiplinore, që nuk u janë shuar efektet;

Kritere të posaçme:

a)Të zotërojë diplomë të nivelit “Master” (të paktën profesional) në Shkenca Juridike/ , Sociale/ Histori/ Gjuhë-Letërsi,  Administrate publike. Diplomat e marra jashtë vendit, duhet të jenë të njohura nga institucioni përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

b) Të përmbushë në kohë dhe me korrektësi detyrat e ngarkuara në rregulloren e brendshme të
institucionit si dhe kërkesat e ligjit dhe detyrat e ngarkuara nga titullari i institucionit;
c) Të ketë njohuri të përdorimit të programeve kompjuterike bazë;
d) Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe aftësi shumë të mira të organizimit të punës në grup dhefleksibilitet në zgjidhjen e problematikave të krijuara në funksion të mbarëvajtjes së punës.
e) Të ketë aftësi të mira për të përballuar ngarkesën e punës, për të planifikuar dhe ndjekur proceset e ndryshme të saj, mbajtjen dhe sistemimin e dosjeve përkatëse, zgjidhjen e problematikave qëlidhen me profilin e punës dhe zbatimin e udhëzimeve të eprorëve dhe legjislacionit që rregullonproceset e punës, si dhe në marrjen e vendimeve të sakta dhe në kohën e duhur.
f) Të jetë i përkushtuar dhe i përgjegjshëm për aspektet ligjore të procedurave që ndjek.
g) Të ketë njohuri shumë të mira të proçedurave administrative dhe/ose gjyqësore.
h) Të ketë aftësi komunikuese me shkrim (në hartimin e shkresave zyrtare) dhe verbale.
i) Nëse ka njohuri të gjuhës/-ëve së huaj/-a, kjo përbën avantazh.
Të tjera:
a) Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore gjatë tre viteve të fundit;
b) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
c) Të ketë përvojë në fushën e statistikave;
d) Diploma të kurseve të tjera në funksion të detyrës.

Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të KSU”, Tiranë
dokumentat si më poshtë:


a) Kërkesë me shkrim/Letër motivimi;
b) Jetëshkrim (CV) të përditësuar, (ku të përfshihen të dhënat e kontaktit – numër telefoni/e-mail);
c) Diplomat e shkollës së lartë, listat e notave /fotokopje të njehsuara me origjinalin. (Diplomat dhe dokumentacioni që vërteton arsimimin akademik, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi);
d) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet e saj, që vërtetojnë eksperiencën në punë)/vërtetim të
periudhave të punësimit nga sigurimet shoqërore;
e) Fotokopje të letërnjoftimit (ID-së) ;
f) Raport mjekësor për aftësinë në punë/vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g) Dëshmi penaliteti;
h) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe të kualifikimeve,specializimeve, arsimimin shtesë, trajnimet, vlerësimet dhe referencat e mundshme, si dhe ato, qëvërtetojnë faktet e tjera të përmendura nga aplikanti në jetëshkrim.
i) Vërtetim banimi.
j) Certifikatë personale dhe familjare.
k) Vlerësimin e fundit nga eprori i drejtëpërdrejtë (nëse ka).
l) Vërtetim nga institucioni ku punon, që nuk ka masë disiplinore në fuqi (nëse ka).
m) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe të kualifikimeve,specializimeve, arsimimin shtesë, trajnimet, vlerësimet dhe referencat e mundshme, si dhe ato, që vërtetojnë faktet e tjera të përmendura nga aplikanti në jetëshkrim.
Dokumentet mund të jenë origjinale apo të njehsuara me origjinalin.
Dokumentet e përftuara në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera dhe të njehsuara sipas ligjit.

(Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar, mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit).


Aplikimi dhe dokumentacioni përkatës dorëzohen/dërgohen në Zyrën e Arkivë-Protokollit të KSU, në adresën Rr.Dibres Brenda QSUT ,Tiranë deri në datën 10. 06. 2025.

Intervista me goje do të zhvillohet në datën 11. 06. 2025 ora 11: 00.

Aplikantët që plotësojnë kriteret, nëpërmjet aplikimit dhe dokumentacionit përkatës, njoftohen individualisht.


Mënyra e vlerësimit të kandidatëve :
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacion e dorëzuar, lidhur me kriteret, përvojën dhekualifikimet e lidhura me fushën e pozicionit të punës, si dhe gjatë intervistës me gojë lidhur me njohuritë mbi fushën, aftësitë, eksperiencën e mëparshme, kompetencën, motivimin dhe pritshmëritë në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës.
Totali i pikëve është 40 pikë.


Dalja e rezultateve të konkurimit dhe komunikimi i tyre
Fituesi do të njoftohet edhe nëpërmjet kontakteve të shënuara në aplikimin e paraqitur nga ana e
këtij të fundit.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën KSU@shendetesia.gov.al