All posts by admin

Njoftim

Lënda : Shpallje e njoftimit të vendit vakant Laborant/-e në Klinikёn Stomatologjike Tiranë – 2 (dy) punonjës

Në zbatim të, Urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë Nr. 84 datë, 04. 03 .2014 “Miratimin e Kritereve te punësimit në Klinikën Stomatologjike Universitare“, si dhe bazuar në Rregulloren e Brendshme të Klinikës Stomatologjike Universitare,  si dhe për nevojat e institucionit kërkojmë të botohet njoftimi për vëndin e lirë të punës si më poshtë:

Klinika Stomatologjike Universitare njofton shpalljen e vëndit vakantë në pozicionin Laborant/e Dentare– 2 (dy) punonjës . Personat e interesuar duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Kanditati duhet të ketë mbaruar studimet e larta në degën Laborant Dentar në një program të akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me notën mesatare mbi 7.
  • Të ketë eksperiencë punë në profesion mbi 2 vjet .
  • Të jete i profiilizuar në një nga sektorët kryesore të protetikës si :
    • Punimet Fikse  (Elementët e Porcelanit)
    • Punim i Lëvizshëm , total parcial
    • Proteza totale
  • Të ketë marrë  pjesë në aktivitete shkencore të fushës brenda ose jashtë vendit.
  • Të ketë njohuri të plota mbi materialet laboratorike si dhe aparaturat bashkëkohore në përdorim.
  • Të ketë njohuri në  një gjuhë të huaj, preferohet anglishtja.              

Çdo gjuhë e huaj vlerësohet me 3 pikë.

  • Të ketë aftësi të mira komunikuse me pacientët, studentët dhe stafin e Klinikës.
  • Përzgjedhja bëhet me konkurs dhe ka përparësi kandidati që ushtron veprimtarinë  e laborantit dentar në profilin që i nevojitet intitucionit dhe përmbush në tërësi kërkesat e sipërcituara
  • Intervista maksimalisht vlerësohet me 10 pikë.

THIRRJE PËR APLIKIM PËR PUNËSIM NË “KLINIKËN STOMATOLOGJIKE UNIVERSITARE ” NË POZICIONIN E PUNËS

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret si vijon: Kritere të përgjithshme:

a) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

b) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrat;

c) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale;

d) Të mos ketë masa disiplinore, që nuk u janë shuar efektet;

Personat e interesuar do të sjellin pranë protokollit të Klinikës Stomatologjike Universitare dokumentat si më poshtë :

  1. Leja e Ushtrimit të Profesionit.
  2. Dëshmi penaliteti.
  3. Çertifikate Personale
  4. Çertifikata te  gjuhëve të huaja.
  5. Libreze pune.
  6. Kërkese me shkrim.
  7. C.V
  8. Fotokopje të noterizuar të diplomes dhe listes së notave.
  9. Dëshmi kualifikimi.
  10. Fotokopje e kartës së identitetit.
  11. Raport mjeko-ligjor.
  12. Dëshmi, aktivitetesh shkencore , trajnimesh,kualifikimesh  tj.
  13. Reference nga punëdhenësi i mëparshëm.

Dokumentet duhet të jenë të njehsuara me origjinalin. Dokumentet e përftuara në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera dhe të njehsuara sipas ligjit. Aplikimi dhe dokumentacioni përkatës dorëzohen/dërgohen në Zyrën e Arkivë-Protokollit të Klinikes Stomatologjike Universitare Tirane , në adresën Rr. “Dibrёs” brenda QSUT, Tiranë deri në datën 16.06.2025 (brenda orarit zyrtar), sipas një formati i cili parashkruan të gjithë dokumentacionin në dosje të aplikantit dhe firmoset nga specialisti, që merr në dorëzim kërkesën dhe aplikanti përkatës.Intervista me goje do jete në datën 11.07.2025

Fituesi do të njoftohet edhe nëpërmjet kontakteve të shënuara në aplikimin e paraqitur nga ana e këtij të fundit.

Read More

Njoftim

Shpallja e njoftimit të vendit vakant për Specialist-arkivist

Klinika Stomatologjike Universitare njofton shpalljen e 1 vëndi vakant në pozicionin Specialist-arkivist. Personat e interesuar duhet të plotësojnë këto kritere:

Kritere të përgjithshme:
a) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
b) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrat;
c) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale;
d) Të mos ketë masa disiplinore, që nuk u janë shuar efektet;

Kritere të posaçme:

a)Të zotërojë diplomë të nivelit “Master” (të paktën profesional) në Shkenca Juridike/ , Sociale/ Histori/ Gjuhë-Letërsi,  Administrate publike. Diplomat e marra jashtë vendit, duhet të jenë të njohura nga institucioni përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

b) Të përmbushë në kohë dhe me korrektësi detyrat e ngarkuara në rregulloren e brendshme të
institucionit si dhe kërkesat e ligjit dhe detyrat e ngarkuara nga titullari i institucionit;
c) Të ketë njohuri të përdorimit të programeve kompjuterike bazë;
d) Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe aftësi shumë të mira të organizimit të punës në grup dhefleksibilitet në zgjidhjen e problematikave të krijuara në funksion të mbarëvajtjes së punës.
e) Të ketë aftësi të mira për të përballuar ngarkesën e punës, për të planifikuar dhe ndjekur proceset e ndryshme të saj, mbajtjen dhe sistemimin e dosjeve përkatëse, zgjidhjen e problematikave qëlidhen me profilin e punës dhe zbatimin e udhëzimeve të eprorëve dhe legjislacionit që rregullonproceset e punës, si dhe në marrjen e vendimeve të sakta dhe në kohën e duhur.
f) Të jetë i përkushtuar dhe i përgjegjshëm për aspektet ligjore të procedurave që ndjek.
g) Të ketë njohuri shumë të mira të proçedurave administrative dhe/ose gjyqësore.
h) Të ketë aftësi komunikuese me shkrim (në hartimin e shkresave zyrtare) dhe verbale.
i) Nëse ka njohuri të gjuhës/-ëve së huaj/-a, kjo përbën avantazh.
Të tjera:
a) Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore gjatë tre viteve të fundit;
b) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
c) Të ketë përvojë në fushën e statistikave;
d) Diploma të kurseve të tjera në funksion të detyrës.

Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të KSU”, Tiranë
dokumentat si më poshtë:


a) Kërkesë me shkrim/Letër motivimi;
b) Jetëshkrim (CV) të përditësuar, (ku të përfshihen të dhënat e kontaktit – numër telefoni/e-mail);
c) Diplomat e shkollës së lartë, listat e notave /fotokopje të njehsuara me origjinalin. (Diplomat dhe dokumentacioni që vërteton arsimimin akademik, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi);
d) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet e saj, që vërtetojnë eksperiencën në punë)/vërtetim të
periudhave të punësimit nga sigurimet shoqërore;
e) Fotokopje të letërnjoftimit (ID-së) ;
f) Raport mjekësor për aftësinë në punë/vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g) Dëshmi penaliteti;
h) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe të kualifikimeve,specializimeve, arsimimin shtesë, trajnimet, vlerësimet dhe referencat e mundshme, si dhe ato, qëvërtetojnë faktet e tjera të përmendura nga aplikanti në jetëshkrim.
i) Vërtetim banimi.
j) Certifikatë personale dhe familjare.
k) Vlerësimin e fundit nga eprori i drejtëpërdrejtë (nëse ka).
l) Vërtetim nga institucioni ku punon, që nuk ka masë disiplinore në fuqi (nëse ka).
m) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe të kualifikimeve,specializimeve, arsimimin shtesë, trajnimet, vlerësimet dhe referencat e mundshme, si dhe ato, që vërtetojnë faktet e tjera të përmendura nga aplikanti në jetëshkrim.
Dokumentet mund të jenë origjinale apo të njehsuara me origjinalin.
Dokumentet e përftuara në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera dhe të njehsuara sipas ligjit.

(Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar, mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit).


Aplikimi dhe dokumentacioni përkatës dorëzohen/dërgohen në Zyrën e Arkivë-Protokollit të KSU, në adresën Rr.Dibres Brenda QSUT ,Tiranë deri në datën 10. 06. 2025.

Intervista me goje do të zhvillohet në datën 11. 06. 2025 ora 11: 00.

Aplikantët që plotësojnë kriteret, nëpërmjet aplikimit dhe dokumentacionit përkatës, njoftohen individualisht.


Mënyra e vlerësimit të kandidatëve :
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacion e dorëzuar, lidhur me kriteret, përvojën dhekualifikimet e lidhura me fushën e pozicionit të punës, si dhe gjatë intervistës me gojë lidhur me njohuritë mbi fushën, aftësitë, eksperiencën e mëparshme, kompetencën, motivimin dhe pritshmëritë në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës.
Totali i pikëve është 40 pikë.


Dalja e rezultateve të konkurimit dhe komunikimi i tyre
Fituesi do të njoftohet edhe nëpërmjet kontakteve të shënuara në aplikimin e paraqitur nga ana e
këtij të fundit.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën KSU@shendetesia.gov.al

Read More

Njoftim

Shpallje e njoftimit të vendit vakant Laborant/-e në Klinikёn Stomatologjike Tiranë – 1 (nje ) punonjës

Në zbatim të, Urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë Nr. 84 datë, 04. 03 .2014 “Miratimin e
Kritereve te punësimit në Klinikën Stomatologjike Universitare“, si dhe bazuar në Rregulloren e
Brendshme të Klinikës Stomatologjike Universitare, si dhe për nevojat e institucionit kërkojmë të
botohet njoftimi për vëndin e lirë të punës si më poshtë:

Klinika Stomatologjike Universitare njofton shpalljen e vëndit vakantë në pozicionin
Laborant/e Dentare- 1 (nje) punonjës . Personat e interesuar duhet të plotësojnë këto
kritere:

➢Kanditati duhet të ketë mbaruar studimet e larta në degën Laborant Dentar në një program
të akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me notën mesatare mbi 7.
➢ Të ketë eksperiencë punë në profesion mbi 2 vjet .
➢ Të jete i profiilizuar në një nga sektorët kryesore të protetikës si:

Punimet Fikse (Elementët e Porcelanit)
Punim i Lëvizshëm , total parcial
Proteza totale
➢ Të ketë marrë pjesë në aktivitete shkencore të fushës brenda ose jashtë vendit.
➢ Të ketë njohuri të plota mbi materialet laboratorike si dhe aparaturat bashkëkohore në
përdorim.
➢ Të ketë njohuri në një gjuhë të huaj, preferohet anglishtja.
Çdo gjuhë e huaj vlerësohet me 3 pikë.
➢ Të ketë aftësi të mira komunikuse me pacientët, studentët dhe stafin e Klinikës.
➢ Përzgjedhja bëhet me konkurs dhe ka përparësi kandidati që ushtron veprimtarinë e
laborantit dentar në profilin që i nevojitet intitucionit dhe përmbush në tërësi kërkesat e
sipërcituara
➢ Intervista maksimalisht vlerësohet me 10 pikë.

THIRRJE PËR APLIKIM PËR PUNËSIM NË “KLINIKËN STOMATOLOGJIKE UNIVERSITARE ” NË POZICIONIN E PUNËS

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret si vijon: Kritere të përgjithshme:

a) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
b) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrat;
c) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale;
d) Të mos ketë masa disiplinore, që nuk u janë shuar efektet;

Personat e interesuar do të sjellin pranë protokollit të Klinikës Stomatologjike Universitare
dokumentat si më poshtë:

Leja e Ushtrimit të Profesionit.
Dëshmi penaliteti.
Çertifikate Personale
Çertifikata te gjuhëve të huaja.
Libreze pune.
Kërkese me shkrim.
C.V
Fotokopje të noterizuar të diplomes dhe listes së notave.
Dëshmi kualifikimi.
Fotokopje e kartës së identitetit.
Raport mjeko-ligjor.
Dëshmi, aktivitetesh shkencore , trajnimesh,kualifikimesh tj.
Reference nga punëdhenësi i mëparshëm.
Dokumentet duhet të jenë të njehsuara me origjinalin. Dokumentet e përftuara në gjuhë
të huaj duhet të jenë të përkthyera dhe të njehsuara sipas ligjit. Aplikimi dhe
dokumentacioni përkatës dorëzohen/dërgohen në Zyrën e Arkivë-Protokollit të
Klinikes Stomatologjike Universitare Tirane , në adresën Rr. “Dibrёs” brenda QSUT,
Tiranë deri në datën 18.03.2025 (brenda orarit zyrtar), sipas një formati i cili parashkruan
të gjithë dokumentacionin në dosje të aplikantit dhe firmoset nga specialisti, që merr në
dorëzim kërkesën dhe aplikanti përkatës. Intervista me goje do jete në datën 19.03.2025.
Fituesi do të njoftohet edhe nëpërmjet kontakteve të shënuara në aplikimin e paraqitur
nga ana e këtij të fundit.

Read More

Njoftim

Shpallje e njoftimit të vendit vakant Laborant/-e në Klinikёn Stomatologjike Tiranë – 2 (dy) punonjës


Në zbatim të, Urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë Nr. 84 datë, 04. 03 .2014 “Miratimin e
Kritereve te punësimit në Klinikën Stomatologjike Universitare“, si dhe bazuar në Rregulloren e
Brendshme të Klinikës Stomatologjike Universitare, si dhe për nevojat e institucionit kërkojmë të
botohet njoftimi për vëndin e lirë të punës si më poshtë:

Klinika Stomatologjike Universitare njofton shpalljen e vëndit vakantë në pozicionin
Laborant/e Dentare- 2 (dy) punonjës . Personat e interesuar duhet të plotësojnë këto
kritere:

➢Kanditati duhet të ketë mbaruar studimet e larta në degën Laborant Dentar në një program
të akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me notën mesatare mbi 7.
➢ Të ketë eksperiencë punë në profesion mbi 2 vjet .
➢ Të jete i profiilizuar në një nga sektorët kryesore të protetikës si:

  1. Punimet Fikse (Elementët e Porcelanit)
  2. Punim i Lëvizshëm , total parcial
  3. Proteza totale

➢ Të ketë marrë pjesë në aktivitete shkencore të fushës brenda ose jashtë vendit.
➢ Të ketë njohuri të plota mbi materialet laboratorike si dhe aparaturat bashkëkohore në
përdorim.
➢ Të ketë njohuri në një gjuhë të huaj, preferohet anglishtja.
Çdo gjuhë e huaj vlerësohet me 3 pikë.
➢ Të ketë aftësi të mira komunikuse me pacientët, studentët dhe stafin e Klinikës.
➢ Përzgjedhja bëhet me konkurs dhe ka përparësi kandidati që ushtron veprimtarinë e
laborantit dentar në profilin që i nevojitet intitucionit dhe përmbush në tërësi kërkesat e
sipërcituara
➢ Intervista maksimalisht vlerësohet me 10 pikë.

THIRRJE PËR APLIKIM PËR PUNËSIM NË “KLINIKËN STOMATOLOGJIKE UNIVERSITARE ” NË POZICIONIN E PUNËS

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret si vijon: Kritere të përgjithshme:

a) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
b) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrat;
c) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale;
d) Të mos ketë masa disiplinore, që nuk u janë shuar efektet;

Personat e interesuar do të sjellin pranë protokollit të Klinikës Stomatologjike Universitare
dokumentat si më poshtë:

  1. Leja e Ushtrimit të Profesionit.
  2. Dëshmi penaliteti.
  3. Çertifikate Personale
  4. Çertifikata te gjuhëve të huaja.
  5. Libreze pune.
  6. Kërkese me shkrim.
  7. C.V
  8. Fotokopje të noterizuar të diplomes dhe listes së notave.
  9. Dëshmi kualifikimi.
  10. Fotokopje e kartës së identitetit.
  11. Raport mjeko-ligjor.
  12. Dëshmi, aktivitetesh shkencore , trajnimesh,kualifikimesh tj.
  13. Reference nga punëdhenësi i mëparshëm.

Dokumentet duhet të jenë të njehsuara me origjinalin. Dokumentet e përftuara në gjuhë
të huaj duhet të jenë të përkthyera dhe të njehsuara sipas ligjit. Aplikimi dhe
dokumentacioni përkatës dorëzohen/dërgohen në Zyrën e Arkivë-Protokollit të
Klinikes Stomatologjike Universitare Tirane , në adresën Rr. “Dibrёs” brenda QSUT,
Tiranë deri në datën 18.03.2025 (brenda orarit zyrtar), sipas një formati i cili parashkruan
të gjithë dokumentacionin në dosje të aplikantit dhe firmoset nga specialisti, që merr në
dorëzim kërkesën dhe aplikanti përkatës. Intervista me goje do jete në datën 19.03.2025.
Fituesi do të njoftohet edhe nëpërmjet kontakteve të shënuara në aplikimin e paraqitur
nga ana e këtij të fundit.

Read More

Njoftim

Klinika Stomatologjike Universitare njofton shpalljen e vëndit vakant në pozicionin Teknik/e  Aparaturash. Personat e interesuar duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të ketë mbaruar Arsimin e Mesëm 
  • Të ketë përvojë pune në grup
  • Te ketë eksperiencë pune në riparimin  dhe mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore dhe dentare të kryejë shërbime mirëmbajteje periodike të aparaturave çdo muaj.
  • Të instalojë aparaturat e reja dhe të bëjë kolaudimin e tyre.
  • Të këshillojë stafin për mirëmbajtjen dhe kujdesin e aparaturave
  • Të sugjerojë kostot përkatëse për mirëmbajten e tyre.

Kantidatët  e interesuar do të sjellin pranë protokollit të Klinikës Stomatologjike Universitare dokumentat si më poshtë :

  1. Dëshmi Penaliteti.
  2. Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës së huaj.
  3. Kërkesë me shkrim për aplikim për punë.
  4. Jetershkrim sipas formatit standart
  5. Fotokopje të noterizuar të listes së notave.
  6. Fotokopje e letërnjoftimit (ID).
  7. Vërtetimin e gjendjes shëndetësore dhe për aftësinë për punë (nga KML).  
  8. Rekomandime, në rast se ka, mundësisht nga punëdhënësi i fundit 
Read More

Njoftim

Klinika Stomatologjike Universitare njofton shpalljen e vëndint të punës “Specialist”, në Klinikën Stomatologjike Universitare.

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të Studimeve Universitare, të nivelit Master të barasvlerëshm me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë.
  5. Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe të programit Microsoft Office;
  6. Të zotëroj me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  7. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës si dhe të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një krimi, kundërvajtje penale apo vepre penale;
  9. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna si dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  10. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  11. Të ketë eksperiencë pune.

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dosjen me procesverbal, listen e dokumentave të inventarizuar, pranë Zyrës së Protokollit, në KSU, Tiranë, dokumentat si më poshtë:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) si rregull sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MASTER (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës, të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë (nëse ka eksperience pune);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office;
  8. Vërtetimin e gjendjes shëndetësore dhe për aftësinë për punë (nga KML).
  9. Vërtetim nga punëdhënës aktual/i mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Referenca nga punëdhënës/epror direkt të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
Read More