Njoftim

Shpallje e njoftimit të vendit vakant Specialist/-e i/e Shëndetit Publik në Klinikёn Stomatologjike Universitare Tiranë – 1 (një) punonjës.

Pozicioni: Specialist/-e i/e Shëndetit Publik në Klinikёn Stomatologjike Tiranë – 1 (një) punonjës

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si vijon: 

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shëndet Publik. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Tё kenё eksperiencё pune në profesion të paktën 3(tre) vjet.
  3. Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  4. Të kenë njohuri të përdorimit të programeve kompjuterike bazë.
  5. Të kenë aftësi të mira komunikimi, koordinimi dhe pune në grup.

Dokumentacioni i kërkuar:

  1. Kërkesë me shkrim/Letër motivimi;
  2. Jetëshkrim (CV) i përditësuar;
  3. Diplomat e shkollës së lartë, listat e notave /fotokopje të njehsuara me origjinalin. (Për diplomat dhe dokumentacionet të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave);
  4. Dëshmi e gjuhës së huaj;
  5. Fotokopje të librezës së punës;
  6. Fotokopje të letërnjoftimit (ID-së);
  7. Raport mjekësor për aftësinë në punë/vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  8. Dëshmi penaliteti;
  9. Çdo dokumentacion tjetër shtesë që vërteton specializimet, arsimimin shtesë, trajnimet, etj.
  10. Leter reference 2(dy);

Dokumentacioni përkatës për aplikim dorëzohet/dërgohet në Zyrën e Arkivë-Protokollit të Klinikёs Stomatologjike Universitare Tiranë, në adresën Rr. “Dibrёs” brenda QSUT, Tiranë deri në datën 10. 01. 2025 (brenda orarit zyrtar).

Në përfundim të shqyrtimit të dosjeve Klinika Stomatologjke Universitare (KSU) do të njoftoje individualisht, në mënyrë elektronike të gjithë kandidatët pjesëmarrës të cilët plotësojnë kriteret për tu kualifikuar në fazën e intervistës me gojë.